Shqipëria
“Shqipëria, vendi ku ka lulëzuar kanabisi dhe krimi”
“Policia vazhdon të arrestojë fermerët e vegjël, hallkat më të dobëta në zinxhirin e drogës. Paratë e mëdha i fitojnë sipërmarrësit. Dhe ata nuk janë kapur
“Kultivimi dhe kontrabanda e kanabisit është një biznes miliard dollarësh për mafien shqiptare. Shqipëria është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë, favorizuar nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e përhapur”.
Kështu e nis reportazhin për Shqipërinë një televizion gjerman “br.de”. Ata i kanë kushtuar një shkrim të tërë zhvillimit të kanabisit në vend. Ndonëse lufta kundër kanabisit duket si një ofensivë e madhe, sipas reportazhit, jo të gjithë besojnë në seriozitetin e saj, pasi çdokush që tentoi të luftojë me zell kundër mafias së drogës, i krijoi shumë telashe vetes.
Në shkrim përmendet edhe fakti se sipërfaqet e mbjella me kanabis janë zvogëluar, por kjo vjen për faktin se magazinat janë plot.
“Policia vazhdon të arrestojë fermerët e vegjël, hallkat më të dobëta në zinxhirin e drogës. Paratë e mëdha i fitojnë sipërmarrësit. Dhe ata nuk janë kapur. Në fakt, shtrirja e plotë e tregut shqiptar të kanabisit nuk është e menaxhueshme”, raporton televizioni gjerman.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













