Lajme
Shqipëria, vendi i parë në rajon për thithje të fondeve në bujqësi
Shqipëria është vendi i parë në rajon për thithje të fondeve për bujqësinë, deklaroi të shtunën Kryeministri Edi Rama nga Fieri, ndërsa theksoi se në këto 7 vjet është dyfishuar toka e punuar.
Në lidhje me masat e marra nga qeveria për bujqësinë, si heqja e TVSH-së për produktet bujqësore, rimbursimin e naftës, Rama tha se “janë fatmirësisht jo pak si ju që vini nga emigrimi që merren me sektorin e bujqësisë që kanë krijuar mundësi për vete dhe familjen, por kanë dhënë një kontribut për vendin, pasi janë bërë shembull për të tjerë nga mënyra se si e kanë konceptuar dhe zhvilluar biznesin e tyre”.
“Kush nuk e njeh fshatin nga afër dhe kush krijon perceptimin çfarë ndodh në fshat nga televizori është komplet jashtë realiteti, sepse sot ka arsye për të qenë i inkurajuar për të ardhmen e afërt të sektorit të bujqësisë dhe ka një shifër që sipas meje është e mjaftueshme për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në këto 7 vite e pak. Dyfishimi i tokës së punuar. Kur ne kemi ardhur në detyrë në Shqipëri punohej 115-120 mijë hektarë toke, sot punohen 235-240 mijë. Tani kur është dyfishuar toka që punohet. Është rritur prodhimi, apo ka rënë prodhimi. Dhe për të gjitha ata që thonë se prodhimi paska rënë dhe ajo rëni bie edhe në kanal dhe lum, përgjigja është e thjeshtë, shqiptarët nuk janë budallenj, në fshatë është vështirë të gjesh më shumë se një budalla ( që gjendet dhe në letërsi, budallai i fshatit) dhe nuk ka shans që të jetë dyfishuar sipërfaqja që punohet dhe të kenë rënë prodhimet”, tha ai.
Në vijim, Rama shtoi se dyfishimi i sipërfaqes së tokës së punuar reflektohet në numrat e eksporti dhe në raportin e eksport-impot të prodhimeve bujqësore.
“Ne kemi pasur 1 me 7 raportin, pra një eksport, 7 import, tani e kemi 1 me 3. Tani importimi i gjysmës i atyre që importohej më parë nga produktet bujqësore sot që pjesa tjetër është zëvendësuar me prodhimin vendas. Nga ana tjetër eksporti është rritur, e tregojnë shifrat doganat. E treta, që aty ku në do investojmë më shumë është rregullimi në kushte të atilla që konkurrueshmëria të fitojë shumë pikë duke e nxjerrë në treg ti mallin kur do ti, sipas planit strategjik për ta shitur në momentin e duhur kur çmimi është dhe kap çmimin më të mirë, dhe jo se e nxjerrë ti mallin se malli të nxjerrë në treg pasi ti për ndryshe duhet ta shohësh të kalbet në dorë. Dhe rritja e infrastrukturës së pikave të grumbullimit është shumë e ndjeshme me 7 vjet më parë. Këtu do na ndihmojnë shumë programet e mbështetjes nga BE-ja, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë