Shqipëria
Shqipëria, vendi i 3-të në botë për diasporën më të madhe
Shqipëria është vendi i tretë në botë për diasporën më të madhe. Kryesisht në Itali, Greqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar e Belgjikë jetojnë e punojnë 1,7 milionë qytetarë. Megjithatë, çdo e keqe e ka edhe një anë pozitive nga pas.
Gjin Gjoka, nga Dhoma e Biznesit të Diasporës, u shpreh për A2 CNN: “Shumë emigrantë që nga Dukagjini, Shala, Shoshi, Malësia e madhe etj., që janë mbi 230 të tillë, që kanë jetuar e punuar jashtë për mbi 10-12 vjet, janë kthyer e kanë investuar, kryesisht në agro-turizëm”.
Përfitimet ekonomike të Shqipërisë nga diaspora shtrihen edhe në drejtime të tjera, te kapitali, dija, eksperienca, investimet e huaja, turizmi dhe mbi të gjitha, te paratë që sjellin për familjet në vendlindje. Për të kuptuar madhësinë e remitencave, mjafton të kujtojmë se vetëm në gjysmën e parë të vitit ato arritën në 444 milionë euro.
Adrian Civici, ekspert për ekonominë, thekson: “Duke pasur një diasporë, apo një emigracion mbi 30-vjeçare dhe më shumë, natyrisht nuk është më ai brezi i parë që vetëm dërgonte para dhe ishte në luftë për t’u integruar në vendet pritëse, por tashmë një pjesë e rëndësishme e remitancave po vijnë në formën e investimeve dhe bashkëpunimeve në Shqipëri”.
Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e investimeve nga shqiptarë të diasporës, veçanërisht në pesë vitet e fundit, kanë shkuar në projekte në sektorë si agroturizmi, turizmi, bujqësia dhe shërbimet financiare.
Megjithatë, lidhja me origjinën, veçanërisht në drejtim të ekonomisë, vijon të pengohet kryesisht nga mungesa e të dhënave, mosnjohja e kapitalit të origjinës dhe mospasja e një strategjie funksionale për integrimin e diasporës me jetën socio-ekonomike të Shqipërisë.
Në vazhdën e lehtësimeve që duhen ofruar, për një ndër themeluesit e Dhomës Ekonomike të Diasporës, është edhe “amnistia fiskale”.
“Jemi duke lobuar ende. Kemi marrë zotimin e kryeministrit Edi Rama. Mendoj se është një detyrim që ua kemi emigrantëve shqiptarë”, tha Gjoka.
Sipas të dhënave të INSTAT, që pranohen edhe nga qeveria, arsyet kryesore që pengojnë rikthimin e emigrantëve janë mungesa e besimit tek institucionet shtetërore dhe korrupsioni e krimi i organizuar.
Diaspora, ashtu si edhe në samitin e fundit të saj që u mbajt në Tiranë, po cilësohet si “Arka e Noes” për ekonominë shqiptare, e cila po kalon ditë të mira, por në horizont nuk mungojnë rreziqet e shtuara.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026