Shqipëria
Shqipëria urohet nga Ukraina
Ukraina: Mirënjohës që na qëndruat pranë Shqipëri
Ministria e Jashtme e Ukrainës e ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë.Me anë të një postimi në Twitter, ky dikaster i është shprehur mirënjohës shtetit shqiptar për qëndrimin pranë Ukrainës në këtë kohë sfide, përcjell albinfo.ch.
“Urime për diplomacinë shqiptare dhe popullin mik, Shqipërinë, me rastin e Ditës së Pavarësisë! Ne jemi mirënjohës që qëndruat pranë Ukrainës gjatë kohës më sfiduese dhe po bëjmë përpjekje për paqen dhe sigurinë brenda nivelit të KS të OKB-së dhe dypalësh! Urimet më të mira për mirësi dhe prosperitet”, shkruan diplomacia ukrainase.Ndonëse i dyti me radhë, nëntori më i rëndësishëm për shqiptarët mbetet ai i vitit 1912.
Ismail Qemaili, teksa nisi rrugëtimin e tij nën gjurmët e historisë, drejt Vlorës, ngriti flamurin me shqiponjën dykrenare duke e shpallur Shqipërinë të pavarur.I qëndisur nga Marigona, flamuri kuq e zi, simboli i lirisë, pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës, valvitej i lirë në ballkonin e shtëpisë së Ismail Qemailit.
Me pushkë dhe me penë, Shqipëria ishte e pavarur dhe historia moderne e saj, do të merrte jetë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv Shoqata zvicerane e teleferikut dhe turizmi i Zvicrës kanë raportuar një numër më të lartë vizitorësh...
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje?
-
Deputeti kërkon që të moshuarit të paguajnë prime më të larta të sigurimit shëndetësor