Futboll

Shqipëria u mposht nga Kili

Të premten në Parma të Italisë, Shqipëria pësoi 3:0 nga Kili. Kuqezinjtë kanë pasur momentet e mira, por në përgjithësi nuk kanë rrezikuar shumë portën e kilianëve.

Goli i parë u shënua në minutën e 20-të pas një hutie në mbrojtjen e Shqipërisë, që pretendoi një ndërprerje të topit, Eduardo Vargas gjuajti saktë për 1:0.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Shqipërinë. Të përzgjedhurit e Sylvinhos kishin iniciativën, por pa rrezikuar seriozisht portën e kundërshtarit.

Marco Bolados në minutën e 83-të konkretizoi në gol një aksion të bukur. Ai u aktivizua vetëm në minutën e 82-të. Për 3:0 kilianët shënuan në minutën e 92-të përmes Victor Davilas.