Shqipëria
Shqipëria, e preferuar gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj
Shqipëria po bëhet shumë e preferuar, veçmas në vitet e fundit dhe statistikat janë ato që po tregojnë se ky vend tashmë ka hyrë në agjenden e shumë turistëve të huaj, përcjell albinfo.ch.
Referuar Institutit të Statistikave, në muajin e pestë të vitit hynë 705.079 shtetas të huaj në territorin shqiptar, një rritje 16.7 për qind në raport me majin e një viti më parë.
INSTAT tregon se gjatë pesëmujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2.389.899. Ky numër është rritur me 42,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Ndërkohë në maj 2023 numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 525.086. Ky numër është rritur me 11,6%, krahasuar me maj 2022.
“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin maj 2023 janë 1.230.165. Ky tregues rezulton me një rritje 14,5%, krahasuar me maj 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit maj 2023, janë 1.120.387, duke shënuar një rënie me 0,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikim.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik