Shqipëria
Shqipëria tronditet nga vrasja e çiftit të moshuar
Autori ka hyrë në banesën e çiftit dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre, ndërsa pasi është siguruar që i ka vrarë ka qëlluar edhe veten, duke marrë plagë të rënda
Në Gjirokastër ka ndodhur vrasje e dyfishtë, ku banorët janë tronditur, shkruajnë mediat shqiptare.
Çifti Leko dhe Afërdita Kosta, 66, përkatësisht 49 vjeç, janë vrarë nga kushëriri i parë, Apostol Kosta, kushëri i parë me Leko Kostën dhe fqinj i tyre, përcjell albinfo.ch.
Ky rast ka mundur të jetë edhe më tragjik, por u ka shpëtuar mrekullisht plumbave djali 20 vjeç i Afërditës nga martesa e parë.
Autori ka hyrë në banesën e çiftit dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre, ndërsa pasi është siguruar që i ka vrarë ka qëlluar edhe veten, duke marrë plagë të rënda.
Shkak për të ndërmarrë këtë akt të rëndë është bërë një gjyq i fituar nga çifti Kosota për një konflikt pronësie që kishin pasur me Apostolin, i cili rezulton të jetë edhe kushëri me viktimën.
Pra, bëhet fjalë për murin rrethues që ndante dy banesat e kushërinjve që ishin edhe fqinj. Një mur afro 4 metra i gjatë që çifti që u ekzekutua sot e kishte fituar me gjyq të hënën e kësaj jave.
Në qytet, Afërdita njihej si një mësuese e nderuar, ndërsa Aleko, ishte më i njohur, për shkak edhe të profesionit si saksofonist.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











