Shqipëria

Shqipëria triumfon me 7 medalje në Kupën Mesdhetare

Përfaqësuesit e Shqipërisë erdhen në shtëpi me 7 medalje nga Kupa Mesdhetare e Peshëngritjes.

Në San Marino është mbajtur Kupa Mesdhetare e Peshëngritjes, ku përfaqësuesi i Shqipërisë, Erkand Qerimaj, triumfoi në këtë garë duke fituar tri medalje të arta.

Garimi i tij ishte në stilin e shtytjes, shkëputjes dhe në dygarësh. Në stilin e shkëputjes ai ngriti 156 kg, ndërsa në shtytje 190 kg, duke e mbyllur dygarëshin në total me 346 kg.

Këto gara do të janë kualifikuese për Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Po ashtu vlen të theksohet se pjesë e Kombëtares Shqiptare në Kupën Mesdhetare të Peshëngritjes ishin edhe dy peshëngritësit e tjerë shqiptarë, Daniel Godelli dhe Briken Calja.

Godelli mori dy medalje të bronzta, ndërsa Calja një argjendi dhe një bronz, përcjell albinfo.ch.

https://www.facebook.com/AlbanianSport.net/videos/2518026855096984/?t=1

 

 

https://www.facebook.com/AlbanianSport.net/videos/816067235476908/?t=6