Shqipëria

Shqipëria synon joshjen e turistëve nga Luksemburgu

Gjatë një vizite që po zhvillon në Luksemburg, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se heqja e tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe rritja e mëtejshme e numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri, janë çështjet e dakordësuara në takimin me homologun e tij në Luksemburg.

“Luksemburg: Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, shkruan Rama në Facebook.