Shqipëria
Shqipëria strehon 20 refugjatë të Eritresë që u ndaluan në Itali
Qeveria italiane lejoi zbritjen në tokë të 150 emigrantëve nga Eritrea që kishin disa javë të bllokuar në det. Vendimi u mor siç tha kryeministri Salvini pasi Shqipëria do të strehojë 20 prej tyre, 25 Irlanda dhe pjesën tjetër kisha katolike. Numri dy i qeverisë italiane falenderoi Shqipërinë për ndihmën.
Italia të dielën lejoi të zbrisnin në tokë të 150 emigrantët që ndodheshin në një anije shpëtimi Dicciotto, që qëndronte e ankoruar prej pesë ditësh në një port sicilian, duke i dhënë fund kështu vështirësive të emigrantëve dhe përplasjes mes qeverisë italiane dhe partnerëve të saj të BE.
Emigrantët, kryesisht nga Eritrea, ishin bllokuar në portin e Katanias që nga e hëna pasi qeveria refuzonte ti lejonte të dilnin nga barka deri sa shtete të tjera të BE pranuan të marrin disa prej tyre.
Ministri i brendshëm italian, Mateo Salvini ka thënë se Shqipëria ka pranuar të marrë 20 nga emigrantët dhe Irlanda 20-25, ndërsa pjesa tjetër do të strehohet nga kisha katolike italiane pa asnjë kosto për taksapaguesit italianë, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Salvini, që ka kryesuar një fushatë anti-emigracion që kur qeveria mori detyrën në qershor, po ashtu njoftoi se ishte vënë nën hetim nga një prokuror sicilian për abuzim me detyrën, mbajtje peng dhe arrestim të paligjshëm.
“Vënia ime nën hetim sepse kam mbrojtur të drejtën e italianëve, është një fatkeqësi”, tha ai. Të shtunën, OKB bëri apel për arsyetim nga të gjitha palët pas një takimi të të dërguarve nga 10 shtete të BE në Bruksel, një ditë më parë, që kishin dështuar të arrinin një marrëveshje.
Roma ka refuzuar të bashkëpunojë pavarësisht kritikave nga grupet e djathta dhe opozita, me Salvinin që thotë se ai i konsideron sulmet me të cilat është përballur si një medalje nderi.
E vetmja ndihma nga brenda bllokut mbërriti të shtunën vonë nga Irlanda, që pranoi të merrte 20-25 emigrantë, pas një premtimi të mëparshëm nga Shqipëria për të strehuar 20 prej tyre. Ministri i jashtëm italian e cilësoi ofertën e Shqipërisë një sinjal të madh solidariteti dhe një miqësi që Italia e vlerëson shumë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’