Kosova
Shqipëria sot feston 111-vjetorin e Pavarësisë
Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë dhe krijimit të shtetit. Ismail Qemali, në vitin 1912, ngriti në Vlorë flamurin dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur, përcjell albinfo.ch.
Me rastin e Ditës së Flamurit, në Tiranë do të organizohet parada e shqiptarëve, ku do të mblidhen shqiptarë nga të gjitha trojet si dhe 150 ansamble popullore.
Rreth 5 mijë persona do të jenë pjesë e festimeve. Parada do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë në sheshin “Skënderbej”. Parada do të zgjasë 2-3 orë dhe në përfundim do të bëhet ngritje simbolike e flamurit shqiptar.
Ndërsa në mbrëmje do të mbahet Festivali i Gjirokastrës në sheshin “Skënderbej”.
Festimet do të vijojnë edhe një ditë më pas, më 29 Nëntor, pasi do të jetë edhe “Nata e Bardhë” e kthyer në traditë me koncertin festiv.
111-vjetori i Pavarësisë së vendit do të mbledhë për herë të parë pas shumë vitesh shqiptarë dhe personalitete nga çdo trevë shqipfolëse dhe diaspora e largët.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026