Shqipëria

Shqipëria radhitet sërish si destinacion turistik për vizitorët

Lexuesit e The Guardian, kanë renditur Shqipërinë si një nga destinacionet e preferuara për të pushuar në mënyrë ekonomike në Europë. Shqipëria, një plazh ndryshe çdo ditë

Shqipëria mund të mos jetë vendi më i njohur për pushime në plazh, por resortet vetëm gjysmë ore nga Tirana ofrojnë rërë të artë, det të qetë dhe hotele të lira.

Vija e gjatë bregdetare në formë gjysmëhëne, ofron diell gjatë gjithë ditës dhe hapja e Shqipërisë, pas vitesh kufizimesh, ofron çmime konkurruese, si dhe mënyra praktike dhe të lira për të arritur në vend dhe më pas në pikat turistike.

Jugu i Shqipërisë ofron aq shumë vende për të vizituar, kështu që pushuesit mund të provojnë çdo ditë nga një plazh të ndryshëm.

Franca, brigje ranore të mrekullueshme

Akomodime shumë të mira, pishina dhe plazhe përrallore, si dhe qytete të bukura, karakterizojnë bregdetin e Francës.

Megjithatë, ylli i vërtetë është zona përreth Côte Vermeille, me plazhet e saj të izoluara, malet e gjelbëruara, që zhyten në një det kristal dhe qytete të çuditshme si Collioure, të vendosura nën Fort Saint-Elme.

Më tej në brendësi ka fshatra tradicionale franceze, kështjella fantastike të vendosura në maja të pabesueshme shkëmbi, si dhe lugina të freskëta plot kafshë të egra.

Kroacia ekologjike

Resortet all-inclusive mund të jenë të dëmshëm për mjedisin, por në plazhin e pishave në Pakoštane në Kroaci, akomodimi është në bungalot me kashtë me pamje nga një plazh me rërë të bardhë.

Është e lehtë për t’u shkëputur këtu: bungalot nuk kanë energji elektrike dhe secila prej tyre është e zhytur në një pyll me pisha me hije.

Të gjitha ushqimet dhe pijet lokale janë të përfshira dhe kanë çmime të lira, së bashku me aktivitete të shumta, të tilla si kajak, ëindsurfing dhe lundrim.

Turqia jugperëndimore, notoni me breshkat

Për të parë se si ishte Turqia 40 vjet më parë, shkoni në İnlice, rreth gjysmë ore me makinë në lindje të Dalaman.

Ka një plazh të bukur me rërë në formë patkoi, me ujë të pastër, ku mund të ndesheni me breshka që ju bëjnë shoqëri ndërsa notoni.

Mali i Zi, pamje nga Adriatiku

Budva në Mal të Zi është një destinacion i shkëlqyer. Qyteti i rrethuar me mure është i bukur dhe plot me vende për të ngrënë dhe pirë me çmime të arsyeshme.

Plazhi është i pastër dhe ka pamje të mrekullueshme mbi Adriatik.

Gjiri i Kotorrit, një vend mahnitës i trashëgimisë botërore, mund të arrihet me automjet ose me varkë.

Greqia, limani juaj

Në Peloponezin perëndimor është një strehë dhish, e cila është konvertuar në një hotel, në afërsi të tavernave dhe plazheve të bukura të Koronit.

Lundrimi përreth është i lehtë për shkak të rrjetit të madh të rrugëve me pagesë.

Rumani, bregdeti i Detit të Zi

Duke lundruar mbi liqenin Neptun, ka hotele të stilit të Maldiveve, që krijuar një pamje të jashtëzakonshme për t’u zgjuar në mëngjes. Me një restorant mbi ujë, dhe mëngjesi me pamje nga liqeni dhe deti, zgjimi është i mrekullueshëm.

Bregdeti i Detit të Zi të Rumanisë ka mot të këndshëm në verë dhe është jashtëzakonisht ekonomik.

Portugalia jugore, një parajsë e qetë

Gadishulli Tróia në Komunën Grândola të Portugalisë, është një parajsë e qetë prej 13 miljesh plazhesh me rërë dhe duna pishe, me vende qëndrimi për të gjithë.

Aktivitetet përfshijnë surfing, kroçera me delfinë, zhytje, hipizëm, golf dhe çiklizëm përgjatë fushave me oriz.

Parque Natural da Arrábida aty pranë ofron shëtitje të bukura, ndërsa mund të bëhet degustim vere në bodrumet e Azeitão pranë.

Kasolle në Gran Canaria

Nën rrezet e diellit në plazh dhe në pishinë, duke qeshur me miq të rinj, Grand Canaria është një parajsë udhëtarësh.

Mjedisi i qetë kodrinor dhe kasollja e thjeshtë prej druri, ofrojnë gjithçka.

Galici, Spanjë, perëndimet e diellit dhe ushqimet e detit

Galicia është një gadishull me plazhe me rërë të bardhë, me pamje nga grykëderdhja e mbuluar nga kallamishtet.

Akomodimi i larmishëm dhe me çmime të arsyeshme, përbën një bazë të shkëlqyer për të eksploruar rajonin e Rías Baixas.

Perëndimi i diellit, qyteti i bukur dhe ushqimi i detit të jashtëzakonshëm, si dhe udhëtimet me traget në ishujt mahnitës Cíes, së bashku me çmimet e arsyeshme, janë një garanci që pushuesit të rikthehen. / The Guardian