Shqipëria
Shqipëria, ndër destinacionet më të lira në Europë
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë renditur ndër gjashtë destinacionet verore më të lira për t’u vizituar në Europë.
Shumë prej destinacioneve të përmendura janë në Europën Lindore, e cila zakonisht konsiderohet zona më e lirë për të udhëtuar në kontinent.
Sipas raporti të fundit nga Kayak, këto janë gjashtë destinacionet më të lira në Europë.
Sarandë, Shqipëri
Në zemër të Rivierës Shqiptare, Saranda është një vend bregdetar i bukur dhe piktoresk, që dikur ishte një fshat peshkimi i fjetur. Qyteti ka klimë të favorshme, me 300 ditë me diell çdo vit.
Tërheqja kryesore për vizitorët është plazhi me rërë të bardhë, por nëse dëshironi të eksploroni përtej diellit dhe rërës, mund të vizitoni edhe Kalanë e Lëkurësit. Hyrja në kështjellë është falas, ideale për turistët që nuk duan të shpenzojnë shumë.
Një vakt i mirë në Sarandë do t’u kushtojë vizitorëve vetëm 6 dollarë për person.
Shkup, Maqedonia e Veriut
Ndërsa Maqedonia e Veriut mund të mos jetë zgjedhja juaj e parë, kur mendoni për destinacionet Europiane të pushimeve, popullariteti i këtij vendi po rritet me shpejtësi.
Udhëtarët, që kërkojnë aktivitete falas në qytet, mund të shkojnë në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, e cila ka lindur atje, ose të eksplorojnë Kalanë e Shkupit.
Një darkë për dy persona kushton vetëm 18 dollarë, ndërsa një birrë 1,50 dollarë.
Galici, Spanjë
E vendosur në veriperëndim të Spanjës, përgjatë bregut të Atlantikut, Galicia ka të gjithë hijeshinë e destinacioneve më të njohura të vendit, si Andaluzia dhe Costa Brava, por me buxhet më ekonomik. Rajoni ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe është i famshëm për ushqimet e detit.
Një kafe kushton 1,50 dollarë, ndërsa një vakt me tre pjata për dy persona kushton pak më shumë se 37 dollarë.
Turunc, Turqi
Turqia është një destinacion popullor për turistët, që nuk duan të shpenzojnë shumë. Dikur një fshat peshkimi i përgjumur, Turunci ka det të pastër kristal dhe plazhe me rërë të bardhë.
Në atmosferën e qetë dhe të relaksuar të fshatit, një vakt me tre pjata kushton vetëm 9,50 dollarë për person.
Golden Sands, Bullgari
Golden Sands është një vendpushim i madh dhe popullor plazhi, i vendosur në Bregun e Detit të Zi të Bullgarisë. Katedralja e qytetit, dominon horizontin dhe hyrja është falas.
Në Golden Sands, një birrë kushton vetëm 70 cent, ndërsa një shishe ujë 50 cent. Një vakt me tre pjata për dy persona, kushton rreth 25 dollarë.
Palma, Majorka
Ishulli i vogël spanjoll i Mallorca-s ka qenë prej kohësh një destinacion popullor për turistët. Mallorca është e njohur për plazhet e bukura dhe limanet, si dhe për rrënojat e strukturave romake dhe moorish*.
Sipas raportit të kryer nga Kayak, në Palma vizitorët mund të shpenzojnë 44 dollarë në ditë për ushqim dhe pije. / Travel Off Path
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve