Futboll

Shqipëria publikon listën, ftohet Kamberi

Florian Kamberi pritet të debutojë me ngjyrat kuqezi

Kombëtarja shqiptare në fillim të muajit shtator do të përballet me Bjellorusinë dhe Lituaninë në Ligën e Kombeve.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja ka publikuar listën për ndeshjet e shtatorit, ku janë ftuar disa lojtarë të rinj, përcjell albinfo.ch.

Armando Sadiku është një nga rikthimet me peshë në listën e Rejas, ku bëjnë pjesë plot 28 futbollistë.

Për herë të parë në përfaqësuesen A janë thirrur emra të tillë si Armando Broja, Qazim Laçi dhe mbrojtësi i talentuar që luan me të rinjtë e Interit, Ramen Çepele.

Gjithashtu është ftuar edhe Florian Kamberi, që aktivizohet në St. Gallen të Zvicrës.

“Duam të fitojmë grupin, por duhet të jemi të sigurt për këtë. Skuadra është e mirë, por duhet të punojmë në aspektin psikologjik. E kemi treguar se mund të përballemi me këdo. Kam folur me Hysajn që ka luajtur disa ndeshjes, me Gjimshitin që ka luajtur në Champions dhe i është dashur të pushojë pak. Uroj që lojtarët të vijnë në formë të mirë. Kemi shumë pikëpyetje, apo edhe merakun e klubeve që i druhen dëmtimeve apo infektimit. Normalisht duam të fitojmë grupin”, u shpreh trajneri Reja në konferencën për media.

Lista

Portierë: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Alban Hoxha

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Kastriot Dermaku, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Ramen Çepele, Ermir Lenjani, Frederic Veseli, Hysen Memolla, Enea Mihaj,

Mesfushorë: Keidi Bare, Odise Roshi, Lindon Selahi, Myrto Uzuni, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi

Sulmues: Armando Sadiku, Armando Broja, Bekim Balaj, Florian Kamberi, Rey Manaj, Sokol Cikalleshi