Shqipëria
Shqipëria pritet me fishkëllima në garën e boksit në Beograd
Të dielën, më 24 tetor, në Beograd u hap zyrtarisht Kampionati Botëror i Boksit.
Kosova përfundimisht nuk merr pjesë në këtë organizim, për shkak moslejimit të autoriteteve serbe që sportistët të hyjnë në teritorin e Serbisë me simbole shtetërore.
Megjithatë, edhe pse Federata e Boksit të Shqipërisë ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga gara për shkak të Kosovës, kjo gjë nuk ka ndodhur, si pasojë e presioneve që ka bërë Qeveria e Shqipërise dhe Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA).
“Na është thënë se në rast të mospjesëmarrjes, do të sanksionohemi me dhjetë vjet mospjesëmarrje në çdo aktivitet tjetër ndërkombëtar të AIBA-s”, tha për Radion Evropa e Lirë kapiteni i ekipit të Federatës së Boksit të Shqipërisë, Nelson Hysa.
Ai shtoi se gjatë hapjes zyrtare të Kampionatit, momenti i parakalimit të sportistëve nga Shqipëria me flamurin shtetëror është përcjellë me fishkëllima dhe gjuajtje me gjësende të ndryshme.
“Normalisht, këtu (Beograd) jemi pa dëshirën tonë, kemi presion të vazhdueshëm. Kur dola me flamur të Shqipërisë, kishte brohoritje, fishkëllime, gjuajtje. Mbrëmë në hotel ka qëndruar Policia e Serbisë për shkak të sigurisë sonë”, tha Hysa.
Ndryshe, autoritetet kufitare serbe, gjatë vikendit, për tri herë me radhë i kanë ndaluar hyrjen në Serbi delegacionit të përfaqësueses së Kosovës në boks, për shkak se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, respektivisht simbolet e saj.
Besim Brahimi, selektor i Federatës së Boksit të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se më nuk do të tentojnë të marrin pjesë në këtë kampionat. Sipas agjendës, boksierët e Kosovës të hënën, më 25 tetor, është dashur të fillojnë garën.
“Ka marrë fund gjithçka, më nuk tentojmë. Në pikën kufitare na është thënë se është urdhër i Qeverisë së Serbisë që nuk lejojnë të marrim pjesë me simbole shtetërore në fanella. Pa simbole nuk pranojmë”, tha Brahimi për Radion Evropa e Lirë.
Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA), të shtunën, më 23 tetor, tha se Kosova nuk duhet të trajtohet ndryshe nga shtetet e tjera.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, AIBA tha se pret që delegacioni Federatës së Boksit të Kosovës të trajtohej “jo ndryshe nga delegacionet e çdo anëtari tjetër të AIBA-s”, dhe shtoi se pret që Kosova të marrë pjesë në këtë kampionat.
Kosova është pjesë e AIBA-s që prej vitit 2014.
“Ne besojmë që të gjithë atletët duhet të kenë shanse të njëjta për të garuar dhe për të treguar aftësitë e tyre më të mira në ring. Sporti ka për qëllim të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politikat kombëtare”, tha AIBA.
Kampionati Botëror i Boksit zhvillohet në Beograd nga data 24 tetor deri më 6 nëntor 2021.
Në këtë kampionat do të marrin pjesë më shumë se 500 atletë nga 88 shtete.
Ata do të garojnë në 13 kategori të ndryshme.
Kosovën në këtë Kampionat ishte paraparë që ta përfaqësonin tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?