Lajme

Shqipëria pranohet në garën e Çmimit të madh të Orëve 2024 në Zvicër

Ora e argjendarit shqiptar hyn në garën prestigjoze ndërkombëtare të Çmimit të Orëve 2024 në Zvicër

Tashmë Shqipëria është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve, me një punim të argjendarisë “Pirros”, transmeton albinfo.ch.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale këtë kryevepër të mahnitshme të argjendarisë “Pirros”, me motive shqiptare.

“Një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në gur të kuq nga Murano, mbi të cilën janë vendosur 12 valltarë shqiptarë nga 0.9 mm, punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh, e cila është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve, ku falë argjendarit tonë gjenial hyn për herë të parë edhe Shqipëria”, tha Rama. /Albinfo.ch