Zhvillim
Shqipëria po prezantohet në Panairin e Turizmit në Berlin
Gjithashtu edhe shumë media kanë vizituar stendën e Shqipërisë, duke u njohur për së afërmi me mundësitë e turizmit që ofron Shqipëria
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “ITB Berlin” po vazhdon të mbahet, ku po marrin pjesë 187 shtete të ndryshme, në mesin e tyre Kosova, por edhe Shqipëria. Ky Panair është hapur më 8 mars, kurse do të mbahet deri më 12 të po këtij muaji.
Shqipëria kësaj radhe po prezantohet me një stendë prej 120 metrave katror, ku një numër i madh vizitorësh po vazhdojnë ta frekuentojnë hapësirën shqiptare, raporton “TCH”.
Vende si Gjermania, Sllovenia, Zvicra, Polonia e të tjera janë interesuar për mundësitë e organizimit nga ana e Shqipërisë të tureve familjarizuese me media dhe operatorë turistikë me këto vende, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu edhe shumë media kanë vizituar stendën e Shqipërisë, duke u njohur për së afërmi me mundësitë e turizmit që ofron Shqipëria.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik