Futboll
Shqipëria pëson 2 gola nga Franca
Një faull i Hysajt në zonën para portës i është dashur Francës që me një goditje dënimi në minuten e 8-të të shënojë golin e parë ndaj Shqipërisë.
Ka qenë Corentin Tolisso ai që ka arritur të shënojë duke prekur rrjetën e Shqipërisë nga goditja e dënimit në zonën para mbrojtjes kuqezi.
Clement Lenglet ishte lojtari tjetër që shënoi gol për Francën në minutën 31.
Pas një gabimi të Veselit, i cili duhet të kishte bërë më mirë, topi ka shkuar në këmbët e sulmuesit të Barcelonës, i cili nuk ka falur përballë Berishës.
Ndeshja:
Franca hidhet në fushë me formacionin 4-2-1-3, një vendosje që lehtësisht kthehet në 5-2-1-3. Në sulm janë Giroud dhe Ben Yedder të mbështetur nga mbrapa nga Griezmann. Bie në sy mungesa e Loris, i cili zëvendësohet nga Mandanda.
Nga ana tjetër, trajneri Edi Reja ka zgjedhur të hidhet në fushë me formacionin 4-3-1-2. Në portë ndodhet Berisha, ndërsa në mbrojtje Hysaj, Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli.
Në mesfushë janë Gjasula, Bare dhe Lenjani. Sulmi përbëhet nga Balaj dhe Manaj që mbështeten nga Qose, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026