Shqipëria

Shqipëria përgatitet për strehimin e mijëra emigrantëve nga Siria

Fluksi i emigrantëve në vendet fqinje nga vendet e Lindjes pas hapjes së kufirit nga Turqia ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare që po planifikojnë ngritjen e qendrave të pritjes

Është bërë e ditur se pas krizës së refugjatëve sirianë në Evropë, Shqipëria po përgatitet për një situatë të mundshme emergjente.

Fluksi i emigrantëve në vendet fqinje nga vendet e Lindjes pas hapjes së kufirit nga Turqia ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare që po planifikojnë ngritjen e qendrave të pritjes, shkruan koha.net.

Thuhet se autoritetet shqiptare kanë nisur përgatitjet për ngritjen e gjashtë qendrave pritëse për emigrantët nga Siria në rast se Shqipëria do të përballet nga një situatë fluksi.

Po ashtu, sa u përket kapaciteteve pritëse përllogaritet në 30 mijë persona, ndërsa akomodimi i tyre do të bëhet në vendstrehime pranë pikave kufitare në Korçë, Sarandë dhe Gjirokastër, përcjell albinfo.ch.