Zhvillim
Shqipëria, partnere në panairin më të madh të turizmit në Evropë
Më shumë se 2000 ekspozues nga 20 vende dhe 360 regjione marrin pjesë. Vend partner është Shqipëria deri tash më shumë e nënvlerësuar, e cila po zgjohet duke u bërë vend interesant turistik
Është panairi më i madh evropian i turizmit, i dedikuar publikut. 220 mijë vizitorë ia mësyjnë për çdo janar panairit CMT, që është panair për Karavane, motorë dhe turizëm në sallat e panairit të Shtutgardit , pranë aeroportit. Të shtunën (sot, më 14 janar) hap dyert ky panair dhe mbyllet më 22 janar, shkruan rnz.de
Më shumë se 2000 ekspozues nga 20 vende dhe 360 regjione marrin pjesë. Vend partner është Shqipëria deri tash më shumë e nënvlerësuar, e cila po zgjohet duke u bërë vend interesant turistik, transmeton albinfo.ch. Në shenjë të këtij partneriteti, një ditë para hapjes zyrtare të panairit, në konferencën për media, u prezantua një grup folklorik shqiptar.
Në shtatë salla prezantohet dega e automjeteve karavan dhe kamping me 850 automjete në mesin e të cilave 100 risi.
Vitin e kaluar u tregua se sa kanë ndryshuar shprehitë e turistëve. Ata parapëlqejnë caqe më të sigurta. Po ashtu ka rënë numri i turistëve që frekuentojnë plazhet ndërkohë që është rritur numri i vizitorëve të qyteteve. Ndërsa dega e turizmit flet për një kthim të sërishëm në turizmin e gjelbër.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik