Lajme

Shqipëria paralajmëron projekte mbështetëse për Luginën e Preshevës

Kreu i diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj, ka pritur në takim deputetin shqiptar nga Ligina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, raporton Albinfo.ch.

Temë e diskutimit ishte gjendja e shqiptarëve në Luginë, shqetësimet e tyre dhe projektet e shtetit shqiptar në mbështetje të shqiptarëve në Luginë.

“Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare. Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës”, ka shkruar ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj.