Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Shqipëria ofron tekste falas për nxënësit e Nürnbergut Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Gjermani, Gentiana Mburimi, mori pjesë në takimin e radhës të...
-
Gzim Rama zgjidhet në ekzekutivin e Komunës Moudon
-
Genta Gola, këshilltare për Evropën në International IDEA me bazë në Stokholm
-
Shqiptarja ‘pushton’ skenën, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ në Itali
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të pasur, por amerikanët më të pasur Çdo amerikan ka mesatarisht 260 mijë euro, duke kaluar Zvicrën, e cila ndalon në 255,000 euro...
-
Zvicër: A duhet të hartohen vendndodhjet e kamerave të shpejtësisë?
-
Shpresa për ‘ditët e fundit të verës’ në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini për vdekjen e asistuar në Zvicër?
-
Qeveria në Vaud synon të ulë taksat për të rritur fuqinë blerëse