Lajme
Shqipëria ofron tekste falas për nxënësit e Nürnbergut
Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Gjermani, Gentiana Mburimi, mori pjesë në takimin e radhës të këshillit organizativ me mësueset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe të Nürnbergut dhe rrethinave, të cilët veprojnë në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavari.
Mburimi falënderoi shkollën e Nürnbergut për mikpritjen e përzemërt dhe u garantoi mbështetjen dhe përkrahjen për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, në një punë të përbashkët me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Mynih.
Mburimi ndau tekstet mësimore për nxënësit e kësaj pjese të Bavarisë, dhuratë e qeverisë shqiptare.
Në takim koordinatori i mësimit plotësues për Nürnberg-un dhe rrethinat, Selim Hoti, falënderoi grupin organizativ të mësimit plotësues të gjuhës shqipe për Nürnbergun dhe mësueset për punën dhe angazhimin e tyre në ketë mision, sa të shenjtë, aq human dhe kombëtar.
Nënkryetari i LAPSH-it, Xhymshit Tafa, foli rreth organizimit dhe fillimit të vitit të ri shkollor 2024-25 në Bavari.
Armend Ismajli, kryetar i Këshillit të Prindërve për Nürnberg, në fjalën e tij u përqendrua rreth sfidave që përcjell mësimi plotësues në gjuhën shqipe, si dhe u bëri thirrje prindërve të dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe, sepse sipas tij, “gjuha ruhet, vetëm aty ku shkruhet”.
Gjithashtu mësueset folën rreth fillimit të vitit të ri shkollor 2024-25 dhe shprehën dëshirën që numri i nxënësve të rritet nëpër klasa.
Në takim mori pjesë edhe kryetari i shkollave shqipe për Hessen-in, i cili foli rreth organizimit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash te mësimdhënësit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











