Shqipëria
Shqipëria, në vendin e 20-të në botë sa i përket korrupsionit
Sipas të dhënave historike, krahasuar me 5 vjet më parë perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është përkeqësuar, nga 84.7 për qind që ishte, në 88.6 për qind aktualisht
Organizata e Kombeve të Bashkuara raportoi se rreth 89 për qind e shqiptarëve besojnë që korrupsioni në Shqipëri është gjerësisht i përhapur. Shifra alarmante ka dalë nga një sondazh i Gallup, organizatës lider të sondazheve në botë, i kryer për llogari të OKB.
Sipas të dhënave, të cilat janë publikuar bashkë me raportin e lumturisë globale 2018, Shqipëria rezulton të jetë vendi i 20-të më i korruptuar në botë, ku gati nëntë në dhjetë shqiptarë besojnë se korrupsioni në shtet dhe në qeveri është gjerësisht i përhapur, shkruan “TCH”.
Sipas të dhënave historike, krahasuar me 5 vjet më parë perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është përkeqësuar, nga 84.7 për qind që ishte, në 88.6 për qind aktualisht, përcjell albinfo.ch.
Gallup e mat korrupsionin duke pyetur direkt nga 1 mijë qytetarë për secilin nga 157 shtete të botës. Dy janë pyetjet që u drejtohen qytetarëve. A është korrupsioni i përhapur në qeveri pyetja e parë, si dhe a është korrupsioni i përhapur tek bizneset pyetja e dytë.
Megjithatë, vendin e parë si shteti më i korruptuar në botë e mban Bosnja, ku 94.6 për qind e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është i përhapur. Pas Bosnjës renditet Moldavia po me 94.6 për qind, ndërkohë që në listën e 20 vendeve më të korruptuara të botës gjenden edhe disa anëtarë të Bashkimit Evropian, si Rumania, Bullgaria, Hungaria.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik