Lajme
Shqipëria në vazon e dytë, Zvicra në të katërtën
Me ndeshjet e së martës mbrëma kanë përfunduar kualifikimet e rregullta për Euro 2024. Tashmë dihen 21 përfaqësueset që verën e ardhshme do të garojnë në Evropianin në Gjermani. Tri përfaqësueset e fundit përcaktohen përmes plejofit, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e pjesëmarrëseve të Euro 2024 është Shqipëria. Si fituese e grupit E, Shqipëria do të zërë vend në vazon e dytë për shortin e Evropianit. Shqipëria ka fituar grupin E të kualifikimeve, duke lënë prapa Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe. I kishte katër fitore, tri barazime e një humbje.
Për kuqezinjtë është pjesëmarrja e dytë në Evropian. Në Euro 2016 ishte në vazon e katërt për short.
Tani është në vazon e dytë dhe kjo i jep më shumë gjasa për ta kaluar fazën grupore. Të paktën në letër, do të ketë dy kundërshtarë më të dobtë në grup.
24 përfaqësueset do të ndahen në gjashtë grupe për Evropian. Nga secila vazo do të jetë nga një përfaqësuese në grup.
Në vazon e parë janë Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika e Anglia.
Vazoja e dytë përbëhet nga Hungaria, Turqia, Rumania, Danimarka, Shqipëria dhe Austria.
Vazon e tretë e përbëjnë Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia.
Vazoja e katërt përbëhet nga Italia, Serbia, Zvicra dhe tre fituesit e plejofit.
Shorti do të tërhiqet më 2 dhjetor, prej orës 18:00, në Hamburg.
Ka mbetur të përcaktohen tri përfaqësueset e fundit që kualifikohen në Evropian. Kjo bëhet përmes plejofit. Në plejof do të paraqiten përfaqësueset që dështuan në kualifikime të rregullta dhe bazuar në rezultatet e edicionit të kaluar të Ligës së Kombeve. Shorti i plejofit tërhiqet të enjten. Ndeshjet e plejofit luhen në mars të vitit të ardhshëm. Polonia, Uellsi, Estonia, Izraeli, Bosnjë-Hercegovina, Finlanda, Ukraina, Islanda, Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani e Luksemburgu kërkojnë tri biletat e fundit për Euro 2024.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026