Sylvain Nicolier
CH-Ballkani
Shqipëria në sytë e zviceranit, Sylvain Nicolier
“Suisse Moi”, një blog i famshëm zviceran udhëtimesh tashmë ka publikuar një video për Shqipërinë.
Në të shfaqet një video-udhëtim i Sylvain Nicolier, një udhëtar nomad, që prej 20 vitesh shëtit botën si promotor i bukurive, humorit të mirë, motivues i krijimit. Albinfo.ch kishte intervistuar Nicolier para se të nisej në Shqipëri, ku kërkonte sugjerime, se cilat zona në Shqipëri ia vlente të shihte. Dhe erdhi dita që ai mbërriti në Shqipëri..
Dhe me një stil krejt të lirë përtej klisheve, Nicolier e nis videon nga Tirana majë një makine, më pas duke ecur me makinë e duke takuar njerëz, duke luajtur në këndin e lojërave të fëmijëve, e deri në majë të Piramidës së ish-diktatorit shqiptar apo majë bunkerëve. Tirana sipas udhëtarit zviceran është qyteti që përfaqëson më mirë vendin, me një përzierje stilesh arkitekturore dhe fesh.
Udhëtimi vijon në Elbasan, ku fokusohen zakonet e vogla të mëngjeseve të këtij qyteti, fëmijët që zbaviten në park, të rinjtë që pinë kafe në tarraca e të vjetrit që luajnë domino. E ku për drekë shijon edhe byrekun
Ndalesa tjetër në liqenin e Ohrit, Tushemisht, ku pi dhe një kafe të mirë. Më pas në Korçë, ku gjen valle tradicionale në rrugë, e ha qoftet tipike shoqëruar me birrën e qytetit e gatime të tjera të zones, shkruan Gazeta Shqi
Udhëtimi vazhdon në Voskopojë, Rehovë, ujërat termale të Banjës, një vend absolutisht i qetë dhe magjik, ende i panjohur nga turistët, e vazhdimisht Nicolier bëhet njësh me njerëzit. Nuk lë pa vizituar qytetin e luleve, Përmetin, Gjirokastrën, Syrin e Kaltër, Sarandën, pikënisjen e Rivierës Shqiptare.
Ky është eksperimenti i mrekullueshëm i Jugut i blogerit zviceran Sylvain Nicolier, i cili herën tjetër premton se do të eksplorojë edhe Veriun e Shqipërisë.
Në Shqipëri, Sylvain kishte mbërritur më 6 maj. Vendin e ka përzgjedhur sponsori i tij, një agjenci udhëtimi e Lozanës që dëshiron të vërë në pah këtë rajon së shpejti.
E vetmja gjë për të cilën Sylvain kishte frikë para se të niset në Shqipëri ishtë gjuha.
“Shqipëria është një vend ku turizmi është i pazhvilluar. Ai dyshon se do të takojë në çdo cep të rrugës një anglofon apo frankofon. Tani për tani, vetëm një gjë e ka të qartë. Kur ai të arrijë në Tiranë, një makinë , kameramani/regjisori Geoffroy Dubrueil, bashkë me motrën e tij, Anouk, do ta presin”, kishet thënë për albinfo.ch Sylvian para se të niset ne Shqipëri.
Tani bëhen dy vjet që Sylvain Nicolier, që udhëton me konceptin e tij të pazakonshëm “Suisse moi (Unë Zvicra)”.
Ai tashmë ka shkuar në Marok, Togo, Quebec, Meksikë, ndër të tjera, dhe së shpejti do të shkojë në Shqipëri.
Pas rrugëtimeve të tij vite me radhë nëpër botë, Sylvain ka filluar një mënyrë të re të udhëtimit. Për të s’ka më agjenci apo guida turistike, ai përcakton hapat e udhëtimeve të tij, përmes sfidave që të tjerët ia propozojnë. Kështu që Sylvain ka për qëllim të zbulojë pjesë të botës në mënyra të ndryshme, të nxjerrë në pah specifikat e kulturave të ndryshme me anë të sfidave që kanë të bëjnë me ushqimin, zakonet dhe sportet…Më pas, ai ndan peripecitë e tij me përdoruesit përmes videove të realizuara.
Në veçanti ju mund të shihni në faqen e internetit e tij aventurat e mëparshme, si lufta tradicionale zogoleze, takimi me arinj në Quebec apo ngrënia e peshkut të kalbur në Tahiti.
Sa për emrin, “Suisse moi, Zvicra unë”, ai tregon për albinfo.ch se ka dashur të luajë pakëz me tingëllimin e fjalëve për të krijuar tema sikur “Unë Zvicra në Meksikë” dhe “Unë Zvicra në Korsikë”, si dhe udhëtime të tjera që mund t’i shikoni në faqen e tij suissemoi.com.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?