Zhvillim
Shqipëria në Panairin “EXPO Milano 2015”
Shqipëria është pjesëmarrëse zyrtare në Panairin Ndërkombëtar i biznesit “EXPO Milano 2015”, të cilin, sipas autoriteteve italiane, pritet ta vizitojnë rreth 9 milionë persona.
Delegacioni shqiptar, i cili kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Arben Ahmetaj, ishte i pranishëm në ditën e parë të panairit dhe do të jetë atje edhe gjatë fundjavës, ku janë parashikuar një sërë aktivitetesh në pavijonin e Shqipërisë
“Expo Universale” zhvillohet nga viti 1851. Është një event i rëndësishëm, i cili organizohet çdo 5 vjet në vende të ndryshme të botës, me tematika të ndryshme.
Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në vitin 1937 në Ekspo-n e Parisit dhe dy herë të tjera pas viteve ’90.
Këtë vit, sipas organizatorëve, është hera e parë që merr pjesë e pavarur dhe e vetëfinancuar.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind