Kosova
Shqipëria në krye të Evropës, shënon rritje të jashtëzakonshme të trafikut të pasagjerëve
Lajmi i fundit referuar statistikave tregon se Shqipëria është në krye të Evropës, duke shënuar rritje të jashtëzakonshme të trafikut të pasagjerëve, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 117.4% krahasuar me vitin 2019 sipas ACI Europe, shkruan albinfo.ch.
Numri i lartë i turistëve këtë vit, pastaj lëvizjet e mërgimtarëve gjatë vitit 2023, ka bërë që Shqipëria të jetë në krye të listës për nga rritja e përqindjes.
Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh. Përgjatë vitit që lamë pas ishin 23 kompani, të cilat fluturonin nga Rinasi apo drejt tij, përgjatë gjithë vitit si dhe 15 kompani ajrore turistike dhe çartera që zhvilluan operacionet e tyre gjatë stinës së verës.
Kosova u rendit mes vendeve që pati një rritje të konsiderushme, prej 44.3 për qind.
Ndërkohë Zvicra dhe Austria janë rënditur si shtete që kishin një rënje të lehtë, Zvicra prej -8.8% dhe Austria -7.3. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën