Shqipëria

Shqipëria, në krizë për infermierë

Shumë prej tyre po zgjedhin vendet e BE-së për të punuar në profesionin e infermierit

Fillimet e pandemisë frenuan disi edhe ikjen e bluzave të bardha mjeke infermiere drejt Gjermanisë për shkak se vështirësuan lëvizjet ndërkohë që kërkesa ishte e madhe nga shumë vende të BE-së.

Punonjësit e Kujdesit shëndetësor duhet të kenë licensë nga Shqipëria dhe pranë urdhrit të infermierit gjatë vitit 2019 janë pajisur me dokumentacion 419 perona, duke shënuar një rënie gjatë vitit 2020 dhe në vitin 2021 pothuajse është trefishuar kërkesa për të lënë sistemin shëndetësor shqiptar e për t’u punësuar në vende të BE-së, shkruan Tch, përcjell Albinfo.ch.

Por tanimë nuk është vetëm Gjermania preferenca e infermierëve dhe fizioterapistëve shqiptarë, pasi shumë prej tyre i janë drejtuar Anglisë, pasi ofron pagat më të larta edhe se Gjermania dhe Italia, e cila i punëson pa i futur më parë në provim. Shumë prej tyre pasi punojnë për pak në vende të BE-së, kalojnë në Suedi dhe Norvegji.

Infermierët e fizioterapistët, por edhe radiologët shqiptarë largohen në radhë të parë për paga më të larta, kushte pune më të mira, ndërkohë që në sistemin tonë shëndetësor krijohen boshllëqe, të cilat mbushen me studentë, të cilët sapo kanë përfunduar studimet.