Lajme
Shqipëria në hapat e fundit për të lejuar kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore

Lejimi i kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore është në hapat e fundit. Teksa aplikimet për dhënien e licencave pritet të nisin vitin e ardhshëm, qeveria po plotëson edhe aktet nënligjore që do të mundësojnë zbatimin e ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale”.
Së fundmi, në Kuvend ka depozituar një projektligj socialiste Mirela Pitushi, nismë ligjore që synon të qartësojë disa saktësime.
Pasi u përkrah nga 61% e shqiptarëve të pyetur në Këshillimin Kombëtar, miratoi mes-vitin e shkuar nismën që mundëson kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore e industriale. Sipas ligjit, licenca për prodhimin dhe përpunimin e kanabisit do të ketë vlefshmëri 15-vjeçare, në hapësira të mbuluara ose serra për sipërfaqe nga 5 deri në 10 hektarë, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Leja miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe sipërfaqja totale në rang vendi e mbjellë me kanabis për qëllime mjekësore nuk do t’i kalojë 150 hektarët. Kushtet për dhënien e licencës dhe për marrjen e licencës përfshijnë pasjen e eksperiencës në këtë fushë, një kapital prej 100 milionë lekësh, së paku 15 të punësuar dhe vetëdeklarim se pas vitit të tretë të aktivitetit, subjekti do të paguajë një tarifë vjetore, sa 1,5% e xhiros vjetore.
Sipas dokumentit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera të linjës, kultivimi dhe përpunimi i kanabisit për qëllime mjekësore e industriale do të monitorohet nga një agjenci e posaçme
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër