Shqipëri
Shqipëria në fokus të “The Times”
Rama: Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga vendi ynë
E përditshmja britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku thekson se vendi ynë është kthyer në destinacion të nivelit të lartë.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar në “The Times”.
“Shqipëria në fokus të prestigjiozes britanike “The Times”, jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por tanimë edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë me rritjen e numrit të hoteleve luksoze”, tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tashmë kemi disa marka ndërkombëtare si Melía, Radisson, Marriott apo Hyatt, e ku me finalizimin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të jetë edhe më në qendër të vëmendjes së turistëve nga e gjithë bota”.
“Viti 2024 u mbyll me 37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin paraardhës”, tha Rama.
Shkrimi i botuar nga “The Times” u nda në rrjetet sociale edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Ne vetëm vitet e fundit kemi filluar të fokusohemi në turizmin e nivelit të lartë. Nëse do të kishit vizituar Shqipërinë pesë vjet më parë, nuk do të kishit gjetur asnjë markë ndërkombëtare, por sot është një peizazh shumë ndryshe”, ka thënë ministrja Kumbaro për “The Times”.
Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të vizituara nga turistët nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë kuriozitet të shohin nga afër pasuritë kulturore si dhe natyrën e bukur shqiptare, si në zonat malore, edhe në ato bregdetare. Në vitin 2024 vendi ynë mikpriti 11,7 milionë vizitorë të huaj.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











