Shqipëria

Shqipëria në Eurovision do të përfaqësohet nga Jonida Maliqi

Këngëtarja Jonida Maliqi është shpallur fituese e festavilit të 57 në RTSH me këngën “Ktheju tokës” me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit, pasi ajo fitoi 228 pikë nga juria.

Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh evropian ‘Eurovison’ që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Izrael, përcjell albinfo.ch.

“Nuk e besoj dot! Falënderoj ata që e krijuan këtë këngë!”, ka thënë ajo.

Vendi dytë në këtë festival e zuri Ledia Lufi, ndërsa të tretin Eranda Libohovën.

https://www.youtube.com/watch?v=XG4VSyMD8kQ