Futboll

Shqipëria në epërsi, përfundon pjesa e parë

Shqipëria është në epërsi me anë të Armando Sadikut. Francë-Zvicër përfundon pa gola pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë, ku kuqezinjtë janë në epërsi me rezultat 1:0. Golin e vetëm e ka realizuar Armando Sadiku. Ai ka hyrë në histori si futbollisti i parë shqiptar që shënon në një Kampionat Evropian. Sadiku realizoi në minutën e 43-të. Kjo fitore i jep shpresa Shqipërisë për kualifikim.

 

Në ndeshjen tjetër të Grupit A ndërmjet Francës dhe Zvicrës ka përfunduar pa gola pjesa e parë. Zvicra me këtë rezultat kualifikohet tutje.