Bota
Shqipëria ndihmon Greqinë me 100 mijë euro pas gjendjes së rëndë
Pas zjarreve që kanë kapluar Athinën, Shqipëria e ndihmon me 100 mijë euro.
Këshilli i Ministrave në Shqipëri me kërkesë dhe propozim të Kryeministrit Edi Rama, ka vendosur të ndihmojë financiarisht Greqinë, që ndodhet në një gjendje të rëndë pas zjarreve që shkaktuan dhjetëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale.
Qeveria ka vendosur të japë një ndihmë financiare në shumën 100 000 euro, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive të korrikut.
Këto para erdhën nga programi buxhetor “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, për ta përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve në Greqi.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka shkruar në “Facebook”, se ‘ndihma prej 100 mijë euro e qeverisë shqiptare për Greqinë është një shumë modeste, si kontribut për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Athinë’.
Sipas Bushatit, Ambasada shqiptare në Athinë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke dhe me komunitetin shqiptar.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim