Photo: KEYSTONE
Sport
Shqipëria nderon heronjtë e Kombëtares
Reportazh nga Tirana. Ja çfarë rezervuan sportdashësit dhe autoritetet e Shqipërisë për lojtarët e Kombëtares, duke filluar nga Berisha, Cana, Gjimshiti, Aliji, Kukeli, Xhaka, Basha deri tek Sadiku. Albinfo.ch sjell pranë jushnë mënyrë ekskluzive atmosferën madhështore që ka mbizotëruar në kryeqytetin shqiptarë.
Data shënon 12 Tetor 2015. Është ditë e Hënë. Moti është paksa i vrenjtur në Tiranë, por dallohet qartë se qyteti është zgjuar ndryshe nga çdo herë tjetër.
Suksesi i Shqipërise në Jerevan dhe kualifikimi në ampionatin Evropian i ka “dehur” njerëzit, të cilët festojnë në çdo rrugë të veshur fanellat e lojtarëve të ekipit, valvisinme krenari flamuj, këndojnë me pasion këngë patriotike dhe u bien me eufori borive të makinave.
Kudo flitet për heronjtë kuqezi, duke lënë mënjanë shqetësimet e përditshme. Lojtari që përmendet më shpesh është Shkëlzen Gashi, pasi sulmuesi i Bazelit ishte autori i golit të parë në Armeni, që hapi rrugën drejt këtij suksesi historik për kombin shqiptar, por vlerësohet edhe heroizmi i Berishës, vendosmëria e Canës, saktësia e Gjimshitit, eleganca e Alijit, qetësia e Kukelit, grinta e Xhakës, virtuoziteti i Abrashit, klasi i Bashës dhe padyshim kontributi çmuar i të gjithë lojtarëve të tjerë që janë pjesë ë Kombëtares.
Nga ana tjetër, në orën 15 ekipi mbërrin në aeroportin Ndërkombëtarë të Rinasit, ku ndodhen mbi 700 tifoz, të cilët mezi presin të shohin nga afër yjet e Kombëtares edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili shkëmben me të gjithë lojtarët nga një përqafim të ngrohtë dhe më pas u rezervon atyre një pritje zyrtare në Institucionin e Kryeministrisë, ku nderon ekipin, stafin teknik dhe drejtuesit e federatës me Medaljen e Mirënjohjes.
“Më lejoni t’ju falenderoj me përulësi për kurorëzimin e kësaj ëndrre. Juve ju është dashur të mbani një barrë të madhe psikologjike veçanërisht gjatë tre ndeshjeve të fundit. Kjo arritje do të mbahet mend për breza të tërë sepse ju i keni bërë shqiptarët të prekin endrrën për të qenë pjesë ë finaleve të kampionatit europian. Ju fituar, barazuat, humbët, u rrëzuar por ditët të ngriheni sërish”, theksoi ndër të tjera Kryeministri i Shqipërisë, i cili dha lajmin edhe për ndërtimin e një stadiumi të ri në Tiranë.
Kapiteni Lorik Cana dhe trajneri De Biazi u shprehën krenarë për këtë arritje të historike, të cilët ja dedikuan unitetit të grupit të përfaqësueses. “Dua të them në emër të ekipit se jemi krenarë dhe të lumtur me këtë sukses, pasi e di sa sa shumë i ka lumturuar njerëzit. Ne do ikim në Evropian si Shqipëria e Madhe”, pohoi Cana.
“Motoja ime në jetë është beso në fuqinë e ëndrrave dh edo ti bësh realitet. Jam përpjekur të bëj maksimumin, por asgjë nuk do ishte realizuar pa kontributin e këtyredjemve, të cilët janë një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë që duan të arrijnë suksese në jetë”, tregoi trajneri italian, i cili cilësohet gjërësisht si arkitekti i këtij suksesi.
Një pritje të ngrohtë për lojtarët rezervoi edhe Presidenti iRepublikës Bujar Nishani, që dekoroi skuadrën Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe përlartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë.
“Jam i emocionuar dhe krenarë të shpreh mirënjohjen dhenderimin për kombëtaren dhe të gjithë ata që bënë tëmundur këtë rrugëtim historik për popullin shqiptarë. Sot, ne ndihemi më të bashkuar se kurrë, pasi kjo kombëtar e pasqyron fytyrën e kombit shqiptar, sepse na dërgoi me dinjitet në kampionatin europian”, sqaroi presidenti i Republikës së Shqipërisë, në fjalimin e tij të rastit.
Ndërsa, në fund të kësaj ditë impenjative dhe të mbushur me ceremoni zyrtare lojtarët festuan me tifozat kuqezi nësheshin Nënë Tereza, në një tribune simbolike të improvizuar dhe ku ishin të pranishëm mbi 60 mijë sportdashës.
Secili prej tyre falenderoi bëri nga një falenderim të veçantë për këtë sukses. Mbrojtësi Berat Xhimshiti deklaroi: “Faleminderit shumë Shqipëri, ju dua të gjithëve”, mesfushori Taulant Xhaka këngoi këngën “O sa mirë me qenë Shqiptar”, ndërsa sulmuesi Shkëlzen Gashi përshëndeti tifozat me këngën “Xhamadani Vija Vija”, ndërsa duke i elektrizuar të gjithë.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë