Shqipëria

Shqipëria, ndër vendet më të mira evropiane për të udhëtuar më 2025

Revista globale CN Traveller e ka renditur Shqipërinë ndër vendet më të mira evropiane për të udhëtuar në vitin 2025

Ndërsa afrohemi në fund të çdo viti, ne fillojmë të mendojmë – se cilat janë vendet më të mira për të vizituar në Evropë në vitin 2025, sipas një artikulli të botuar në revistën globale CN Traveler (Condé Nast Traveler).

Ekspertët nga të katër anët e globit kanë zbuluar dhe rekomanduar 11 destinacionet më të mira për të udhëtuar në 2025.

Këtë vit, përveç kthimit të vështrimit tonë drejt destinacioneve më të njohura të botës – ne po kërkojmë gjithashtu edhe vende që aktualisht po bëjnë bujë në rrjetet sociale.

Kjo listë përfshin vende, rajone dhe qytete të Evropës që meritojnë kohën dhe vëmendjen tuaj vitin e ardhshëm!, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.

Shqipëria

Peizazhi në Shqipëri është një ndërthurje e Alpeve evropiane, fshatrave përrallore dhe bregdetit idilik që rivalizon rivierat më të mira të Mesdheut.

Një aeroport i ri i planifikuar në Vlorë do t’u ofrojë vizitorëve akses në plazhet më të bukura të detit Jon – duke shmangur bllokimet e trafikut – që më herët mundonin turistët që vinin nga Tirana.

Dikur vendi i pushuesve aventurierë, sot Shqipëria renditet si një destinacion i rëndësishëm turistik në vitin 2025.

Pavarësisht se është pak më e vogël se Zvicra, atraksioni i saj qëndron në diversitetin e saj mbresëlënës – i cili përfshin në mënyrë kompakte një shtrirje të Alpeve, pyjeve antike, fshatrave përrallore – dhe dy vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një bregdet me ujëra të kristalta për të rivalizuar gjithçka që Greqia mund të ofrojë.

Këtë vit pritet ndërtimi i një hoteli krejt të ri “InterContinental Hotel” dhe fluturimi i parë transatlantik i vendit që niset nga Tirana – kryeqyteti i vendit – si dhe krijimi i një aeroporti krejtësisht të ri në Vlorë – pranë plazheve më të bukura të detit Jon, i njohur edhe si perla e Shqipërisë.

Kjo për fat të mirë eliminon mundësinë e bllokimit të trafikut për vizitorët që vijnë nga Tirana.

Qeveria planifikoi të tërhiqte 10 milionë turistë deri në vitin 2025, një objektiv që u tejkalua deri në vitin 2023 – kështu që ky mund të jetë viti i fundit që mund ta gjeni Shqipërinë relativisht të qetë.

Relaksohuni mbi një shezlong – në një nga klubet e shumta të plazhit ose rezervoni një tavolinë në restorantin “Mullixhiu” – ku mund të hani për 12 dollarë për person dhe të shijoni ushqime cilësore me kosto të përballueshme.

Revista globale CN Traveller e ka renditur Shqipërinë ndër vendet më të mira evropiane për të udhëtuar në vitin 2025:

1-Shqipëria

2-Lugina Ahr, Gjermani

3-Arrabida, Portugali

4-Riviera e Athinës

5-Qarku Clare, Irlandë

6-Ishujt Faroe

7-Gjeneva

8-Marsejë, Francë

9-Matarrana, Spanjë

10-Vjena

11-Sussex, Britani e Madhe