Zhvillim

Shqipëria ndër vendet me çmimet më të ulëta për pushime

Alpet Dinarike në veri të Shqipërisë janë fantastike për hiking. Të njohura si ‘Bjeshkët e Nemuna’ është e pasur me pyje dhe fshatra të vegjël

Pasi stina e dimrit kaloi dhe erdhi pranvera, është koha për pushime, për ajër të pastër, për të udhëtuar, për ecje malore dhe për të gjetur disa vende të bukura dhe të lira për t’i vizituar gjatë pranverës, shkruan “Roughguides.com”,

 

Ndër vendet më të lira për t’i kaluar pushimet dhe për të udhëtuar në pranverë konsiderohet edhe Shqipëria, përcjell albinfo.ch.

 

Shqipëria ka plazh të mrekullueshëm dhe për shkak se ka pak ose aspak zhvillim turistik për pjesën më të madhe, ka çmimet më të ulëta.

 

Vizita në fund të pranverës do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj për shkak të plazheve dhe maleve.

 

Alpet Dinarike në veri të Shqipërisë janë fantastike për hiking. Të njohura si ‘Bjeshkët e Nemuna’ është e pasur me pyje dhe fshatra të vegjël.

 

Ju gjithashtu mund të hani jashtë me një buxhet shumë të vogël. Një Tavë Kosi kushton vetëm 3.5 euro.