Shqipëria
Shqipëria ndalon importet e shpezëve nga shumë shtete evropiane
Prekja e një sërë shtetesh evropiane nga sëmundja e gripit të shpendëve (H5N1) ka nxitur Shqipërinë të marrë masa për të mos hasur një tjetër epidemi në vend.
Ministria e bujqësisë ka ndërmarrë masat e menjëhershme nëpërmjet urdhrave të posaçëm duke ndaluar importin e shpendëve nga shumë shtete evropiane si Bullgaria, Italia, Polonia, Hungaria, Sllovakia, Çekia, Suedia, etj.
Masat përfshijnë ndalimin e importit, e tranzitimit nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë, të: shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24- orësh; shpendëve dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; vezëve të shpendëve; mishit të shpendëve të pa trajtuar termikisht; nënprodukteve të shpendëve të pa trajtuar termikisht.
“Duhet të rritet shkalla e vigjilencës të zbulohen rastet, të merren masat të vendosen masa kufizuese në tregtimin e tyre por të gjurmohet edhe shëndeti i njeriut i cili ka një shkallë të ulët të kalimit tek njeriu. Ministria e Bujqësisë merr një sërë masash duke marrë parasysh sesi duhet të izolohet. Por është sëmundje e parandalueshme. Risku i shpërthimeve ekziston por ndalohet nëpërmjet masave të biosigurisë”, tha për A2 CNN, profesori, Xhelil Koleci
Shqipëria u prek nga kjo sëmundje e influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve 2 vite më parë ku mbi 500 mijë krerë u asgjësuan në shumë qytete të Shqipërisë.
“Dallohet nëse preken shpendët shohin prodhim të ulët apo fillojnë ngordhin më shumë se zakonisht. Por duhet njoftuar mjeku veterinar që të izolohet vatra që të bëhet eliminimi i krerëve. Për të mbrojtur më shumë edhe komplekset sepse transmetohet nga shpendët e egra”, shtoi Koleci.
Por si mund të dallohet një person i prekur nga kripi i shpendëve?
“Dallohen rastet nëse preken por risku i vogël. Shkakton pasoja të rënda në trupin e njeriut pasi hynë nga mushkëria por nëse preket ka medikamente të posaçme.”
Janë rreth 4.8 milionë krerë pula në Shqipëri ndërsa Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë masa në 2 mijë e 304 ferma, në të cilat mbarështohen 96,900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës