Futboll

Shqipëria mundet nga Norvegjia

Golin e vetëm e shënoi Rosted me kokë në minutën e 71-të të ndeshjes

Shqipëria ka pësuar humbje nga Norvegjia me rezultat 1:0, në takimin e zhvilluar në Elbasan, shkruan albinfo.ch.

Golin e vetëm e shënoi Rosted me kokë në minutën e 71-të të ndeshjes. Ai shfrytëzoi një huti në mbrojtje, duke shënuar golin e vetëm në këtë përballje.

Në këtë takim, norvegjezët kishin disa raste të mira shënimi, por kuqezinjtë i shpëtoi portieri Thomas Strakosha.

Në anën tjetër të besuarit e Christian Panucci u shfaqën të rrezikshëm në disa raste.

Keidi Bare dhe Bujar Lika, debutuan për Shqipërinë në këtë ndeshje.