Shqipëria
Shqipëria mirëpret Strategjinë e zgjerimit të BE-së
Megjithatë, Strategjia e re, ka parashikuar afate kohore vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, sipas së cilës, këto dy vende mund të anëtarësohen në BE diku në vitin 2025. Përderisa vendet tjera si Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova janë përfshirë në Strategjinë e Zgjerimit, por pa ndonjë afat kohor për anëtarësim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Qeveria e tij përshëndet Strategjinë e re të Komisionit Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shprehur shpresën për një hapje të shpejtë të bisedimeve të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian.
“Hapja e negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është më afër se kurrë”, është shprehur Rama pas botimit të Strategjisë së re të BE, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Komisioni Evropian pohoi gatishmërinë e tij për të hapur negociatat me Shqipërinë për pranimin e saj në BE, në Strategjinë e re të publikuar të martën në Strasburg, përcjell albinfo.ch.
“Nga gjashtë që kemi, dy nga partnerët e Ballkanit Perëndimor – Mali i Zi dhe Shqipëria – janë 100 për qind të njëjta me pozicionet tona të përbashkëta të politikës së jashtme dhe të sigurisë”, tha Federica Mogherini.
Edhe përfaqësuesja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin tha se “Shqipëria ka në fakt një mundësi të vërtetë dhe të menjëhershme për të ecur para drejt hapjes së negociatave”, duke shtuar se “sa më shumë reforma aq më shpejt do të arrini objektivin”.
Vlahutin tha se kjo është një strategji përcakton shumë qartë prioritetet për të gjitha vendet e rajonit, pavarësisht nga faza teknike në marrëdhëniet e tyre kontraktuale me BE-në.
Edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se mirëpriti vlerësimin e Komisionit Evropian dhe gatishmërinë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.
Megjithatë, Strategjia e re, ka parashikuar afate kohore vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, sipas së cilës, këto dy vende mund të anëtarësohen në BE diku në vitin 2025. Përderisa vendet tjera si Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova janë përfshirë në Strategjinë e Zgjerimit, por pa ndonjë afat kohor për anëtarësim.
Shqipërisë, që është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, i është dhënë statusi i kandidatit për BE në vitin 2014 dhe shpreson që negociatat për anëtarësim t’i fillojë këtë vit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind