Lajme
Shqipëria, miqësore speciale me Zvicrën, më 26 mars në Cyrih
Shqipëria aranzhon një ndeshje me Zvicrën
Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore përballë Zvicrës më 26 mars. Lajmi u bë i ditur në emisonin “ELITE SHOW” në SuperSport, përcjell albinfo.ch.
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me kombëtaren helvete që kjo ndeshje të zhvillohet në Zvicër, ndërsa stadiumi ku do të luhet kjo sfidë nuk është vendosur ende.
Kuqezinjtë e Sylvinhos do të zhvillojnë një “derbi” shqiptarësh duke parë që në skuadrën kundërshtare janë pjesë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Një ndeshje kjo që vlen si parapërgatitje për kuqezinjtë në prag të Europianit të Gjermanisë.
Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Europian. E klasifikuar në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026