Shqipëria

Shqipëria merr medaljet të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Skuadra Olimpike Speciale e Shqipërisë ka shkëlqyer me paraqitjen e sportistëve tanë me aftësi të veçanta

Në debutimin e saj në këtë turne prestigjioz në Torino, Itali, Skuadra Olimpike Speciale e Shqipërisë ka shkëlqyer me paraqitjen e sportistëve shqiptarë me aftësi të veçanta, duke siguruar dy medalje ari, përcjell albinfo.ch.

Elizon Kacanja në Ski Alpine dhe Stela Salla në Cross Country Skiing u dekoruan me medalje ari. Gjithashtu, Elizon Kacanja fitoi një medalje argjendi në Giant Slalom, ndërsa Joanis Myrtollaris në Ski Alpine dhe Joel Gërmenji në Snowshoeing (50m) siguruan dy medalje bronzi.