Shqipëria
Shqipëria, me veturat më të vjetra në rajon
Nga rreth 10 vjet që është mosha mesatare e veturave në Bashkimin Evropian, në Shqipëri, kjo moshë është gati 20 vjeçare
Shqipëria ka një nga flotat më të vjetra të automjeteve në rajon. Zyrtarisht sipas drejtorisë së përgjithshme të doganave për 4 mujorin e 2018, për çdo veturë të re të importuar janë futur 16 të tjera të përdorura.
E njëjta tendencë ka qenë edhe në tre vitet e fundit. Raportet mes importit të veturave të reja dhe atyre të përdorura është me diferencë të madhe.
Nga rreth 10 vjet që është mosha mesatare e veturave në Bashkimin Evropian, në Shqipëri, kjo moshë është gati 20 vjeçare, raporton “TCH”.
Mbi 80 përqind e automjeteve janë prodhime para vitit 2007. Mosha e lartë e mjeteve motorike që qarkullojnë në Shqipëri ka si problem kryesor ndotjen e mjedisit nga emetimi i gazrave, përcjell albinfo.ch.
Ne 2016-ën, 27 për qind e mjeteve me benzinë ngelën në testin e kolaudimit për tejkalim të normave të emetimit të gazrave.
Aktualisht në Shqipëri, nuk ka ndonjë pengesë për importin e mjeteve të vjetra, mjaftojnë që ato të mos kalojnë disa parametra për ndotjen.
Aktualisht shtete si Zvicra, Gjermania apo vendet nordike që kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj çështjeve mjedisore kanë programuar që në pak vite të nxjerrin nga qarkullimi mjetet me naftë dhe të favorizojnë motorët hibridë dhe elektrikë.
Por në çfarë drejtimi po ecën Shqipëria, e cila brenda pak kohesh mund të përballet me një fluks të madh mjetesh që do dalin nga qarkullimi nga këto shtete, sidomos Gjermania, për shkak të ndotjes. Deri më tani asnjë kufizim për futjen e mjeteve e vjetra, apo lehtësira nga ana tjetër që qytetarët të drejtohen drejt mjeteve të reja.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim