Zhvillim
Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor
Sipas raportit, prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet vitin e ardhshëm me 3.7 për qind, duke lënë pas të gjitha ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të kenë një rritje më të ulët
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm Shqipëria do të rikthehet të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Ballkan, shkruajnë mediat shqiptare.
Vlerësimi vjen nga raporti i publikuar mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Qendrore dhe atë Juglindore. Sipas raportit, prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet vitin e ardhshëm me 3.7 për qind, duke lënë pas të gjitha ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të kenë një rritje më të ulët, përcjell albinfo.ch.
Sipas FMN-së, rritja e parashikuar ekonomike për Shqipërinë do të jetë e dyta më e larta në të gjithë vendet ish-komuniste të Evropës Lindore. Vetëm Rumania parashikohet të ketë një rritje ekonomike lehtësisht me të lartë se Shqipëria me 3.8 për qind, ndërsa në të gjitha vendet e tjera prodhimi do të rritet më ngadalë.
Gjithnjë sipas FMN-së, në tre vitet e fundit ekonomia është rimëkëmbur gradualisht, edhe pse me ritme të ngadalta, falë investimeve të huaja në projektet madhore si TAP apo kaskada e Devollit, por edhe rigjallërimit të konsumit privat.
Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare pritet të përshpejtohet gradualisht deri në 4.2 për qind, ndërsa normat e rritjes përpara krizës nuk mund të arrihen më për shkak se bota ka hyrë në një normalitet të ri ekonomik, ku të gjitha vendet rriten më ngadalë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











