Shqipëria
Shqipëria me mungesë të fuqisë punëtore, ja si po i zëvendësojnë

Ekonomia shqiptare po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Emigrimi i vazhdueshëm dhe i pandalshëm vitet e fundit, si dhe plakja e popullsisë ka futur në ngërç jo vetëm biznesin, por edhe sektorin publik, ku qeveria u detyrua të rriste pagat në përpjekje për të mbushur vendet bosh të punës.
Anketa e Barimentit të Ballkanit tregoi se 3% e bizneseve shqiptare po përpiqen t’i zëvendësojnë punëtorët e larguar me Inteligjencën Artificiale, ndërsa pjesa dërrmuese e kompanive po importojnë punëtorë nga jashtë, kryesisht nga India, Bangladeshi, Filipinet etj.
Kjo goditje që ka marrë tregu i punës ka ulur fitimet e biznesit, ka rritur kostot dhe ka tkurrur produktivitetin e ekonomisë. Por a është importimi i punëtorëve nga jashtë zgjidhje?
Të dhënat zyrtare tregojnë se të huaj me leje pune në vendin tonë janë 9825 individë. Të dhënat e fundit zyrtare janë ato të vitit 2023. Kundrejt vitit 2022, numri është rritur me 1520. Por pavarësisht tendencës në rritje, të huajt me leje pune përbëjnë më pak se 1% të totalit të të punësuarve në vend, duke bërë që të jenë të papërfillshëm kundrejt kërkesave dhe nevojave të tregut.
Por cilët janë sektorët, ku janë të përqendruar më shumë punëtorët e huaj?
Të dhënat tregojnë se të huajt me leje pune rezultojnë kryesisht të angazhuar në akomodim dhe shërbim ushqimor; në ndërtim dhe tregti, duke lënë të pambuluar shumë sektorë të tjerë, ku ka nevoja.
E-Diaspora
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës E njohur si një prej aktivisteve të hershme të komuniteti shqiptar në Vjenë si dhe për...
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
-
Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
Jeta në Zvicër
-
A paguajnë të huajt më shumë taksa në Zvicër? Nëse jeni i sapoardhur në Zvicër, ose jeni gati të transferoheni këtu, mund t’ju lindë pyetja...
-
Zvicra planifikon të krijojë një regjistër kombëtar të borxhit
-
Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug