Lajme
Shqipëria, më e pasura me naftë në Evropë
Shqipëria posedon thesarin më të madh të naftës në Evropë me një kapacitet prodhimi prej 7.7 milionë fuçish nafte në vit
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore thotë se në Shqipëri ekzistojnë rreth 400 milionë tonë naftë të pashfrytëzuara. Sipas të dhënave nga kjo agjenci, thesari më i madh i arit të zi gjendet në zonën Patos-Marinza, në një hapësirë prej 44 mijë hektarësh.
Siç thuhet ky është thesari më i madh i naftës në Evropë me një kapacitet prodhimi prej 7.7 milionë fuçish nafte në vit.
Si pasojë e rritjes së investimeve të huaja eksporti i naftës shqiptare, siç raportojnë mediet nga Tirana, është rritur dukshëm viteve të fundit. Sipas ekspertëve, eksporti i naftës gjatë vitit 2013 është rritur për 36 për qind, ndërsa kundrejt vitit 2005 është rritur për 2880 për qind.
Të njëjtën ecuri pozitive regjistroi edhe eksporti në sasi, duke shënuar 1 milion ton në fund të vitit 2012, raporton “Shqiptarja”.
Edhe në 10-muajt e parë të vitit 2013, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ecuria e eksporteve të naftës bruto vijoi të ishte pozitive. Në fund të tetorit 2013, eksportet arritën në 1.6 milionë tonë.
Eksportet e naftës shqiptare janë 2.4 herë më të larta se sasia e karburanteve që Shqipëria importon në vend për t’u përdorur në konsumin vendas. Nafta shqiptare për shkak të cilësisë së saj, eksportohet si bitum në tregjet e huaj dhe shërben për asfaltimin e rrugëve.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer