CH-Ballkani
Shqipëria me 36 shërbime konsullore online për emigrantët
Në Tiranë kreu i Qeverisë Shqiptare, Edi Rama, ka prezantuar të mërkurën procedurat e aplikimit të shërbimeve konsullorë, ndërsa shprehu edhe synimin për unifikim të shërbimeve edhe me Kosovën.
Konsullata dixhitale, që do të ofrojë 36 shërbime, është mbështetur që prej krijimit nga Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri.
Shërbimi konsullor online do të shërbejë edhe si një regjistër paraprak për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit në mënyrë që të përfshihen në sistemin e votimit.
Sicr raportojnë mediat ne Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa foli në prezantimin e procedurës të aplikimit, tha se emigrantët do të mund të votojnë në zgjedhje nga vendi ku jetojnë, pa qënë nevoja të vijnë në Shqipëri.
“Përmes aplikimeve online do të na japë mundësinë që më herët sesa von ne të mund t’i përfshijmë shqiptarët jashtë vendit në procesin demokratike duke i dhënë mundësi të votojnë nga aty ku janë dhe të mos vijnë në Shqipëri”, tha Rama.
Sic raporton Televizioni “Oranews” në Tiranë, Rama theksoi edhe synimin për një unifikim të shërbimeve konsullore me Kosovën. Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se shërbimi onlinë do të shmangë korrupsionin dhe do të ulë kostot për qytetarët.
“Kemi rishikuar plotësisht tarifat e shërbimeve konsullore. Disa shërbime ofrohen falas dhe disa të tjera ofrohen me tarifë të reduktuar. Kemi përgjysmuar tarifën e dublikimit të certifikatave dhe kemi ulur me 25% tarifat e legalizimeve.”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Dimitri Bushati.
Konsullata dixhitale do të ofrojë 36 shërbime konsullore për qytetarët kudo që jetojnë, si dhe do të krijojë një arkive të saktë dixhitale të të gjithë dokumentacionit të shërbimeve. Konsullata dixhitale është mbështetur që prej krijimit nga Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit