Kosova
Shqipëria më 1 qershor hap kufijtë për qytetarët e Kosovës
Plazhin e hapim më 1 qershor vetëm për hotelet, për të gjithë të tjerët më datë 10
Është bërë e ditur sot nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, se Shqipëria më 1 qershor do t’i hapë kufijtë tokësorë për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Rama shtoi se plazhet për turistët do të hapen 10 ditë më vonë, pra pas 10 qershorit.
Kryeministri Rama nëpërmjet një video live në Facebook është shprehur se nga data 1 qershor do të hapen kufijtë tokësorë.
Rama: Ka shumë ide për komplote globale e fantazisë në botën akademike të rrjeteve sociale. Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në botë për numër popullsie. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot në fazën dy? Shkoni në Greqi, Itali dhe do e shihni do lëvizni nga veriu në jug sipas qejfit, apo do të ikni dot në plazh. Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirëmenduar. Jemi gati të hapim kufijtë tokësorë, por duhet të marrim dhe miratimin e vendeve të tjera. Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjerët. Shengeni deri më 15 qershor që është i mbyllur dhe fluturimet po ashtu. Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësorë me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë