CH-Ballkani

Shqipëria mbështet 4 projekte filmike nga Kosova

Në mbledhjen e fundit që u mbajt nga bordi i QKK-së së Shqipërisë u vendos që të mbështeten katër projekte filmike nga Kosova si bashkëprodhime minore.

Projektet e mbështetura janë: “Skype” nga regjisori Isa Qosja, “Hive” nga Blerta Basholli, “Vera ëndërron detin” nga Kaltrina Krasniqi dhe “Rapsodia e Muzgut” nga Agim Sopi, përcjell albinfo.ch.

Prezantimi i projekteve u bë para dy dite para anëtarëve të bordit të QKK-së dhe ishte pjesë e programit të “Balkan Film Market”.