Zhvillim
Shqipëria, Maqedonia, Kosova: Tri fytyrat e Ballkanit
Edhe italianët janë të magjepsur pas turizmit në Ballkan, derisa rekomandojnë që të vizitohen këto tri shtete me shumë bukuri natyrore
Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova kanë diçka të përbashkët. Turizmin e paeksploruar. Të shumta janë mediat që shkruajnë për turizmin e këtij vendi, derisa portali italian ‘gist.it’ rekomandon që të vizitohen, madje tregon edhe ofertat, që për 12 ditë mund të vizitosh shumë vende të bukura me çmime mjaft të volitshme.
Shqipëria me 3.5 milionë banorë është unike për pamjen nga Deti Jon, me plazhe të bukura dhe natyrë të egër.
Lartësia maksimale mbidetare është 2,751 metra, derisa është e mbuluar me pyje. Banorët lokalë janë krenarë që ende veshin kostume tradicionale, kurse jugu ofron përzierje mes myslimanëve dhe krishterëve. Bukuritë janë të shumta, si Vlora e Saranda, kurse infrastruktura po zhvillohet ngadalëë.
Shqipëria gjithashtu ka kaluar në shumë peripeci, derisa ka qenë nën udhëheqjen e sistemit komunist.
Maqedonia është një vend më i vogël me 2 milionë banorë, por ka shumë bukuri. Liqeni i Ohrit është një nga bukuritë më të mëdha.
Kosova me vetëm 1.8 milionë banorë, një vend i varfër, por me shumë bukuri. Deri në vitin 1999 ka qenë e pushtuar, derisa më 2008 erdhi Pavarësia.
Edhe në Kosovë ka një përzierje kulturash me Manastirin e Deçanit apo Xhaminë e Sinan Pashës në Prizren.
Për 12 ditë mund t’i vizitoni këto vende, duke mos harruar as Kalanë e Krujës, apo qytetin e Beratit ‘qyteti i 1 mijë dritareve, Apolloninë, qytet ilir, pastaj Butrintin apo edhe qytetin e Gjirokastrës.
Në Itali ka disa oferta për t’i vizituar këto vende dhe për 12 ditë, duke përfshirë edhe udhëtimin e akomodimin kushton 2150 euro.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik